Ndërkombëtarët sinjalizojnë zgjedhje të reja
Se kjo duhet të ndodhë sa më parë, e ka pohuar ambasadori i Norvegjisë, Jan Braathu, sipas të cilit, sistemi zgjedhor në vend duhet të jetë më i avancuar.
Duhet marrë masa konkrete në avancimin e sistemit zgjedhor, sepse mund të kemi prapë zgjedhje ndoshta edhe më shpejt sesa që ne presim, ka thënë Braathu.
Ambasadori norvegjez këto deklarata i bëri në tryezën e organizuar nga Demokracia në Veprim, me temën Zgjedhjet e fundit-mundësi për reflektim në legjislacionin zgjedhor.
/Tribuna/