03 Maj 2024

Ndërkombëtarët, shpresa për lirimin e policëve kosovarë

Prishtinë, 2 prill - Qeveria e Kosovës shpreson që përmes presionit të faktorit ndërkombëtar, Beogradi të lirojë dy policët e arrestuar të shtunën në rajonin e Merdarit.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi ka thënë se çështja për lirimin e Shkuri Bunjakut dhe Sami Beqirit është ngritur tek instancat ndërkombëtare për të bërë presion ndaj Serbisë.

“Këtë çështje e kemi ngritur edhe në raport ndërkombëtar e edhe në pozicionin tonë si Qeveri përballë këtij veprimi makabër që e ka bërë Serbia, i cili është provokim i hapur dhe ndikon negativisht në raportet në tërësi. Ne do të jemi të koordinuar plotësisht me faktorin ndërkombëtar, do të bëjmë presion që ata të lirohen pa asnjë kusht”, ka thënë Kuçi.

Kuçi ka thënë se populli shqiptar i Kosovës nuk ka arsye të bjerë, siç e ka quajtur ai, në histeri për rastin e së shtunës.

“Është një veprim që paraqet një incident të rëndë për raportin ndërmjet dy shteteve, por në asnjë rrethanë populli shqiptar i Kosovës dhe institucionet e edhe politika e Kosovës nuk guxojnë që të bien në histeri për këtë rast, por do t`i marrim të gjitha veprimet si shtet.\"

\"Unë po ju them që Kosova do të jetë e përgjegjshme për veprimet e veta, edhe Qeveria e edhe qytetarët, rruga e zgjidhjes së këtyre problemeve është institucionale dhe është përmes mekanizmave ndërkombëtarë” ka theksuar më tej ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)