Ndërkombëtarët injorojnë Mustafën
Prishtinë, 20 Korrik - Ndonëse kanë qenë të pranishëm në seancën konstituive të Kuvednit të Kosovës, ambasadorët e vendeve të ndryshme të akredituar në Kosovë, vazhdojnë të heshtin në dërgimin e ndonjë urimi për zgjedhjen e kontestueshme të Is Mustafës kryetar të Kuvendit të ri të Kosovës.
Njohës të së drejtës kushtetuese dhe praktikave të funksionimit të jetës së deritanishme parlamentare kanë thënë për Kosova Sot se kjo heshtje vetëm sa e forcon akoma më shumë kolegjitimitetin e procesit të zgjedhjes të Mustafës në këtë post që deri tash e mbante Jakup Krasniqi.