Ndërhyrja e NATO-s, 17 vite më parë ishte një shpresë e re
Prishtinë, 24 mars Presidenti i zgjedhur i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se se ndërhyrja e NATO-s, 17 vite më parë ishte një shpresë e re për popullin e Kosovës.
Ndërhyrja e NATO-s, 17 vite më parë, ishte një shpresë e re për popullin tonë, që po përjetonte terrorin shfarosës të regjimit të Millosheviqit\", ka theksuar ai.
Sipas tij mundësitë diplomatike për të parandaluar këtë terror që tronditi botën e qytetëruar kishin shteruar dhe, për të mbrojtur vlerat e këtij qytetërimi njerëzor, ndërhyrja e NATO-s ishte bërë e pashmangshme.
\"Ajo ishte një kapitull i ri i historisë së Kosovës, që i hapi rrugën çlirimit dhe pavarësisë sonë. Jemi përjetësisht mirënjohës, ka shkruar Thaçi në \"Facebook\".