05 Maj 2024

Ndalet bojkoti i punës së Kuvendit të Kosovës

Prishtinë, 23 dhjetor - Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës (AGPK) është njoftuar se Kryesia e Kuvendit të Kosovës në mbledhjen që e ka mbajtur sot, më 23 dhjetor 20011, ka vendosur që të heq pengesat të cilat pamundësonin qasjen e gazetarëve në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës dhe në punimet e seancave plenare.

Duke e kuptuar se vendimet e sotme të Kryesisë iu mundësojnë gazetarëve punë të dinjitetshme në ndërtesën e Kuvendit, Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës ka vendosur që të shfuqizojë thirrjen për bojkot të punës së Kuvendit nga anëtarët gazetarë dhe mediat. 

AGPK falënderon të gjithë anëtarët gazetarë dhe mediat për solidarizimin unanim me thirrjen e asociacionit për bojkot. 

AGPK shpreh besimin se gazetarët do të respektohen nga institucioni më i lartë i vendit dhe nuk do të ketë më raste kur ata të trajtohen në mënyrë të padinjitetshme. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)