Ndahen shpërblimet për komunat e Kosovës
Prishtinë, 22 shtator - Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë organizojnë ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve për komunat partnere të projektit DEMOS që do të mbahet në Amfiteatrin e Ndërtesës së Qeverisë.
Ceremonia e Shpërblimeve është ngjarje vjetore që organizohet nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në partneritet me projektin DEMOS që financohet nga Qeveria e Zvicrës.
Gjatë ceremonisë komunave partnere të këtij projekti do ti jepen shpërblimet mbi bazën e performancës së tyre. Grante shtesë do ti jepen tre (3) komunave me performancën më të mirë dhe tre (3) qe brenda një viti kanë realizuar përparim më të madh.