22 Janar 2025

Ndahen komisionet parlamentare

Prishtinë, 11 dhjetor - Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme të përbashkët me kryetarët e grupeve parlamentare, të udhëhequr nga Kadri Veseli, kryetar, procedoi ndarjen e komisioneve parlamentare dhe vendosi për agjendën e punës së Kuvendit për javën e ardhshme.

Fillimisht, kryeparlamentari Veseli i njoftoi nënkryetarët e Kuvendit me krijimin e grupeve parlamentare, sipas kësaj renditjeje: Grupi Parlamentar PDK-së, me 35 deputetë, kryetar i grupit Adem Grabovci, Grupi  Parlamentar të LDK-së, me 30 deputetë, kryetar i grupit Ismet Beqiri, Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, me 16 deputetë, i përfaqësuar nga deputeti Visar Ymeri, Grupi Parlamentar i AAK-së, me 11 deputetë,  kryetare e grupit Donika Kada – Bujupi, Grupi Parlamentar i Listës Serbe, me 10 deputetë, kryetar i grupit Sasha Milosavljeviq, Grupi Parlamentar NISMA, me 6 deputetë, i përfaqësuar nga deputetja Valdete Bajrami dhe Grupi  Parlamentar 6+, me 6 deputetë, i cili në fazën e parë do të kryesohet nga deputetja Mufera Shinik.

Kryetari Veseli, gjithashtu, e njoftoi Kryesinë edhe për tërheqjen nga grupi parlamentar i PDK-PD-LB-PSHDK dhe PKK-së të deputetëve: Gëzim Kelmendi e Margarita Kadriu.

Në vazhdim, u procedua me ndarjen e komisioneve parlamentare. Pas diskutimeve lidhur me numrin e komisioneve, Kryesia vendosi që gjatë kësaj legjislature, Kuvendi të ketë 14 komisione parlamentare. Përfaqësuesit e grupeve parlamentare, bën përzgjedhjen e komisioneve, sipas formulës së praktikuar.

Sipas kësaj përzgjedhjeje, GP i PDK-së do të udhëheq katër komisione: Komisionin për Punë të Jashtme, Komisionin për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport, Komisionin për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale dhe atë për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media.

GP i LDK-së do të udhëheq po ashtu katër komisione: Komisionin për Buxhet dhe Financa, Komisionin për Integrime Evropiane, Komisionin për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri dhe atë për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione. GP i Vetëvendosjes do t’i kryesojë dy komisione parlamentare: Komisionin për Legjislacion dhe atë për Mbikëqyrjen e Financave Publike.

 GP i AAK-së, do ta kryesojë Komisionin për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së, GP i Listës Serbe atë për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim, GP 6+ Komisionin për Bujqësi, Pylltari dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor, ndërsa GP i NISMA-s, atë për Mbikëqyrjen e AKI-së.

Për formimin e komisioneve, Kryesia vendosi që Kuvendi të mblidhen në seancë plenare të hënën në orën 10:00. Ndërkaq, të enjten, më 18 dhjetor, para deputetëve do ta mbajë fjalimin e saj vjetor presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)