18 Janar 2025

Nataliya Apostolova merr pozite e shefes se re e Zyrës së BE-së në Kosovë

Prishtinë, 1 shtator - Shefja e re e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe Përfaqësuesja e Posaçme e BE-së, Nataliya Apostolova, mori pozitat e saj sot, më 1 shtator 2016.

Znj. Apostolova, me kombësi bullgare, ka shërbyer në administratën diplomatike të vendit të saj dhe në Shërbimin Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS) për mbi 25 vjet. Së fundmi, ajo ishte ambasadore dhe shefe e Delegacionit të BE-së në Tripol, Libi.

Para kësaj pozite, Znj. Apostolova ka mbajtur pozitën e Zëvendës Shefes së Delegacionit të BE-së në Kajro, Egjipt.

Ajo ka qenë diplomate bullgare në Përfaqësimin e Përhershëm të Bullgarisë në Organizatën Botërore të Tregtisë në Gjenevë dhe në Përfaqësimin e Përhershëm të Bullgarisë në BE.

Karriera e saj në Komisionin Evropian, në Drejtorinë e Përgjithshëm për Zgjerim, ishte e lidhur ngushtë me rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Në ditët dhe javët në vijim, Znj. Apostolova do të takohet me zyrtarët më të lartë kosovarë dhe me palët e tjera të interest në Kosovë, si dhe do të prezantohet para mediave dhe publikut në përgjithësi.

Në të dy pozitat znj. Apostolova e pason diplomatin slloven, Samuel Zhbogar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)