Naša Inicijativa proteston kundër uzurpimit të vendeve të garantuara në parlament
Prishtinë, 2 mars - Naša Inicijativa organizon protestë paqësore kundër uzurpimit të vendeve të garantuara në parlament si pasojë e një procesi jodemokratik zgjedhor dhe të kompromentuar nga manipulime në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 14 shkurt 2021.
Përmes këtij marshi protestues Naša Inicijativa synon t’i shpreh pakënaqësitë si komunitetet jo-shumicë dhe t’i mbrojmë të drejtat e garantuara me Kushtetuë.
''Po ashtu, do t’ju bëjmë thirrje institucioneve vendore dhe atyre të huaja të reagojnë dhe të ndërmarrin veprimet e duhura për të filluar një proces hetimor në lidhje me dyshimet e ngritura'', thekson Naša Inicijativa.
Protesta do të mbahet sot duke filluar nga ora 12:00 në Prishtinë. Pikënisja e protestës fillon nga Hotel Grandi dhe do të marshohet drejt shesheve: Zahir Pajaziti; Nëna Terezë dhe Skenderbeu. Përpara Kuvendit të Kosovës do të ndalemi dhe nga aty do t’ju bëjmë thirrje institucioneve të reflektojnë.
Naša Inicijativa fton të gjithë qytetarët dhe shoqërinë civile të cilët kanë mundësi t’i bashkohen kauzës ë tyre në kohën dhe vendin e caktuar.
''Lusim të gjithë pjesëmarrësit që t’i respektojnë masat për t’u mbrojtur nga COVID-19 (maskat dhe distanca sociale obligative)! Për shkak të situatës epidemiologjike numri i pjesëmarrësve do të jetë deri në 50 persona!'', thekson Naša Inicijativa.