Naim Qelaj zgjidhet Avokat i Popullit në Kosovë
Qelaj do ta udhëheqë këtë institucion për një mandat 5-vjeçar. Ai e merr detyrën menjëherë pas betimit që bëri në Kuvendin e Kosovës.
Në pesë vjetët e kaluar, këtë post e ka mbajtur Hilmi Jashari.
Naim Qelaj në qeverisjen Haradinaj ka qenë zëvendësministër i Drejtësisë nga radhët e AAK-së, kurse ka qenë edhe koordinator nacional për mbrojtjen nga dhuna në familje.
Naim Qelaj ndryshe njihet si avokati i cili për vite të tëra e kishte përfaqësuar Shyhrete Berishën nga Suhareka.