Naim Maloku aderon në AKR
Prishtinë, 21 prill - Presidenti i AKR-se Behgjet Pacolli, i shoqeruar nga Kryetarja e Gjakoves Mimoza Kusari-Lila, Ministri i Zhvillimit Ekonomik Fadil Ismajli, Ministri i Tregetise Bernard Nikaj sot kane mbajtur nje konference per media.
Gjate kesaj konference, presidenti i AKR-se Pacolli ka prezentuar gatishmerine e partise se tij per te hyre ne zgjedhje nacionale si dhe vendosmerine per te cuar perpara programin e tyre ekonomik.
Ne rradhet e aderimeve te fundit, te cilat jane te shumta koheve te fundit, AKR-se sot i eshte bashkangjitur edhe eksperti i sigurisë, Naim Maloku.
Maloku ka permendur disa arsye pse ka vendosur te rreshtohet ne AKR. Ai ka thene qe nuk behet fjale per nje jave, por jane me shume se 3 vite qe tashme programet e tij dhe te AKR-se jane perputhur.
Duke permendur qe edhe gjate kohes se luftes, te gjithe e kishin quajtur nje figure liberale, ai tha qe pikerisht ketu qendron arsyeja se ku bashkohet vizioni i tij dhe i Aleances per Kosove te Re.
Mireseardhje i kane shprehur edhe kryetarja e Gjakoves, z. Mimoza Kusari-Lila duke thene qe ndjehen shume mire qe z. Maloku i eshte bashkangjitur AKR-se.