Naim Bazaj tërheqet nga gara për kryetar të Drenasit
Prishtinë, 18 nëntor - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) mbajti mbledhjen e radhës të kryesuar nga kryetarja e KQZ-së, znj. Valdete Daka në të cilën organizoi tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike për Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Drenasit.
Në këtë mbledhje, KQZ shqyrtoi dhe miratoi rekomandimin e Zyrës për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim për decertifikimin e kandidatit të pavarur për Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Drenasit, që do të mbahen më 4 dhjetor 2016.
Zyra njoftoi KQZ-në se më 17 nëntor ka pranuar një kërkesë me shkrim nga Kandidati i Pavarur, Naim Bazaj për tërheqje nga gara dhe se sipas kërkesës së kandidatit janë plotësuar kushtet e parapara me Ligj që KQZ-ja të bëjë decertifikimin e tij.
Pas mbledhjes, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizoi ceremoninë e tërheqjes së shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim për Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Drenasit (Gllogocit).
Renditja e Partive Politike dhe Kandidatëve të Pavarur në Fletëvotim është si në vijim: