MZHR mban konferencë ndërkombëtare në fushën e zhvillimit rajonal
Prishtinë, 24 mars - Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR) organizon sot konferencën ndërkombëtare me titull “Sfidat dhe perspektiva e zhvillimit rajonal në Ballkanin Perëndimor”.
Konferenca është e para e këtij formati, ku synim kryesor ka forcimin e komunikimit, rritjen e bashkëpunimit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve të BE-së e më gjerë përmes ndarjes së informacionit, përvojave dhe ideve në politikava apo legjislacionin e praktikave më të mira në këtë fushë.
Gjithashtu e një rëndësie të njëjte është njohja me mekanizmat zbatues dhe programeve që i kontribuojnë zhvillimit rajonal.
Në kuadër të kësaj konference do të prezantohen temat lidhur me përvojat në sferën e zhvillimit rajonal të shteteve pjesëmarrëse.