19 Janar 2025

Myftiu Tërnava takoi Komisionin e Venedikut

Prishtinë, 6 shkurt - Me iniciativë të BE, këto ditë po qëndron në Kosovë Komisioni i Venedikut për të diskutuar me të gjitha palët e interesuara për përgatitjen e ligjit për  Bashkësitë Fetare .


Përfaqësuesit e Komisionit të Venedikut të prirë  nga z.Thomas Markert- drejtor i sekretariatit të  komisionit, takuan sot Myftiu e Kosovës, mr. Naim Tërnava me bashkëpunëtorë.

\"Mosmiratimi i ligjit për bashkëritë fetare ka dëmtuar ato në punën e tyre, si dhe ka penguar realizimin e projekteve të rëndësishme për bashkësitë fetare\" - tha Myftiu Tërnava.


Kjo që ka ndodhur deri më tash me bashkësitë fetare nuk duhet vazhduar edhe më tej, ne kemi ngritur këtë çështje me qeveritarët  e parlamentarët tanë - nënvizoi myftiu Tërnava.


Ndërsa, për vizitën e Komisionit të Vendiku, myftiu u shpreh  \"Komisioni i Venediku me pranin e tij në vendin tonë, do t\'i jap shtytje Institucioneve tona që sa më parë të nisin punën për përgatitjen e ligjit për bashkësitë fetare.

Pres që Ju të ndihmoni  profesionalisht Institucionet tona në përgatitjen e një ligji sa më cilësor e sa më funksional\".


Delegacioni i Venedikut në takim me Myftiun u interesua për shumë çështje që pritet të përfshihen në ligjin për bashkësitë fetare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)