Mustafës i dështojnë aleancat
Prishtinë, 12 mars - Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa nuk do të arrijë ta ndërtojë një koalicion të madh parazgjedhor, në përpjekje për ta mundur Hashim Thaçin.
Në AAK kanë vendosur të garojnë vetëm. Kurse Lëvizja Vetëvendosje nuk i bashkohet listës së askujt.
Isa Mustafa duket se nuk do tia dalë të ndërtojë një koalicion të madh parazgjedhor, në përpjekje për ta mundur rivalin e tij, Hashim Thaçin, shkruan Express.
Zgjedhjet e ardhshme parlamentare më së largu mbahen në pranverën e vitit të ardhshëm dhe bashkimi i LDK-së me AAK-në në një listë zgjedhor është konsideruar si fatal për PDK-në.
Por, duket se Hashim Thaçi ska arsye të shqetësohet.
AAK-ja e Ramush Haradinajt nuk e ka ndërmend ti bashkohet listës së LDK-së dhe të asnjë partie tjetër.