19 Janar 2025

Mustafa: Zvicra partnere e rëndësishme e Kosovës

Prishtinë, 27 maj - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti sot në takim këshilltarin Federal, njëherësh udhëheqës i Departamentit Federal të Mbrojtjes, të Mbrojtjes Civile dhe Sportit (DDPS), Guy Parmelin.

Gjatë takimit, ku ishin të pranishëm edhe zëvendëskryeministri, Kujtim Shala dhe ministri i FSK-së, Haki Demolli, kryeministri Mustafa e njoftoi për progresin në Kosovë, me theks të posaçëm në zhvillimin ekonomik, integrimet evropiane dhe fuqizimin e shtetit ligjor.

Kryeministri Mustafa foli edhe për procesin e transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura, duke bërë të ditur se janë bërë të gjitha përgatitjet për këtë proces.

“Zvicra ka ofruar përkrahje tejet të madhe për Kosovën në shumë fusha, duke përfshirë ndihmën e madhe që trupat zvicerane në kuadër të KFOR-it kanë dhënë për qytetarët e Kosovës. Ne jemi të përkushtuar për fuqizimin e shumanshëm të bashkëpunimit dhe partneritetit ndërmjet dy shteteve”, tha kryeministri Mustafa.

Këshilltari Federal, njëherësh udhëheqës i Departamentit Federal të Mbrojtjes, të Mbrojtjes Civile dhe Sportit (DDPS), Guy Parmelin, vlerësoi të arriturat në Kosovë.

Parmelin theksoi vullnetin e Zvicrës për avancimin e bashkëpunimit  dhe vazhdimin e mbështetjes për Kosovën.

Në këtë kontekst, këshilltari Parmelin shprehu nevojën e identifikimit të fushave në të cilat bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve mund të thellohet edhe më tutje, si në aspektin ekonomik, të investimeve dhe në lëmenj të tjerë.

Gjatë takimit u bisedua edhe për zhvillimet politike në Kosovë, për proceset evropiane, lidhur me trupat zvicerane në kuadër të KFOR-it, si dhe për transformimin e FSK-së.

Këshilltari Parmelin ka uruar Kosovën për pranimin në UEFA dhe FIFA.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)