Mustafa: Zemaj ti tregojë vrasësit
Prishtinë, 10 dhjetor - Kryeministri Isa Mustafa thotë se mbeti i befasuar nga deklarata e deputetetit Armend Zemaj, se në përbërjen e qeverisë ka njerëz që kanë vrarë shqiptarë dhe serbë.
Postimi i plote i kryeministrit Isa Mustafa.
Qytetarë të nderuar,
Falënderoj të gjithë deputetët që votuan dhe e dhanë besimin për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Pas votimit të Qeverisë, disa nga deputetët të cilët kanë votuar kundër, kanë deklaruar opinionet e tyre në lidhje me kabinetin qeveritar. Më befasoi deklarata e deputetit Zemaj, në të cilën ai thotë se në përbërjen e qeverisë ka njerëz që kanë vra shqiptarë në forma të ndryshme, si ata serb si ata shqiptar.
Unë si Kryeministër i Republikës së Kosovës nuk kam njohuri të tilla. Unë besoj në të gjithë anëtarët e kabinetit qeveritar, prandaj kërkoj nga z. Zemaj të sqarojë se cilët janë ata njerëz. Po ashtu do të kërkoj nga Prokuroria e Kosovës që të trajtojë këtë deklaratë të deputetit Zemaj. U bëj ftesë, po ashtu, të gjithë qytetarëve që nëse kanë informata për vepra të tilla, të raportojnë tek organet përkatëse.