Mustafa vlerëson mbështetjen e Kroacisë për Kosovën
Prishtinë, 29 teto - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim lamtumirës ambasadorin e deritashëm të Kroacisë në Kosovë, Zoran Vodopija.
Kryeministri Mustafa e falënderoi ambasadorin Vodopija për kontributin e tij personal dhe të shtetit kroat për Kosovën, duke i uruar ambasadorit suksese në angazhimet e mëtejshme.
Kryeministri Isa Mustafa vlerësoi përkrahjen e Kroacisë për Kosovën, veçmas në proceset eurointegruese, duke shprehur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
Ambasadori Zoran Vodopija, e falënderoi kryeministrin Isa Mustafa për bashkëpunimin e ofruar gjatë misionit në Kosovë, duke shprehur përkrahje të mëtejshme për Kosovën.