Mustafa viziton Drenasin, Skenderajn dhe Mitrovicën
Prishtinë, 14 gusht - Kryeministri i Republikës së Kosovës Isa Mustafa gjatë ditës së sotme do të vizitojë komunat e Drenasit, Skenderajt dhe Mitrovicës.
Sipas njoftimit nga zyra e kryeministrit, gjatë vizitës në Drenas, të paraparë për në orën 10:00, Mustafa do të vizitojë objektin e ri të Komunës, që ndodhet pranë objektit aktual.
Në komunën e Skenderajt, ku është caktuar vizita për në orën 11:30, kryeministri do të vizitojë objektin e QKMF-së, i cili ndodhet mbrapa objektit të Komunës.
Ndërkaq, në komunën e Mitrovicës, ku do të shkojë në orën 13:00, Mustafa do të vizitojë zonën e lirë industriale ekonomike në fshatin Frashër, si dhe Ndërmarrjen Bunjamini në fshatin Shupkovc.
Në të tre komunat që do ti vizitojë, kryeministri Mustafa do të realizojë edhe takime me krerët komunalë.