23 Janar 2025

Mustafa vizitoi Bashkësinë Islame të Kosovës me rastin e Bajramit

Prishtinë, 17 korrik - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, me rastin e Fitër - Bajramit, vizitoi sot Bashkësinë Islame të Kosovës, ku u prit nga myftiu i Kosovës, Naim Tërnava.

Duke uruar myftiun Tërnava dhe të gjithë besimtarët myslimanë të Kosovës, kryeministri Isa Mustafa, theksoi se Festa e Bajramit është një ditë e cila i bashkon të gjithë besimtarët dhe përkujton se duhet të zhvillohet solidariteti, toleranca e të punohet bashkërisht për të mirën e njerëzimit.

“Ne erdhëm sot të vizitojmë Bashkësinë Islame, t’i urojmë myftiut dhe të gjithë bashkëpunëtorëve të tij, por edhe të gjithë besimtarëve islamë Ditën e Bajramit. Një ditë që është shumë e rëndësishme për ne të gjithë, sepse është një ditë e cila na bashkon edhe në familje, na bashkon edhe me miqtë, na bashkon edhe me të gjithë të tjerët që nuk kemi mundësi që t’i shohim dhe t’i vizitojmë shpesh, por edhe na përkujton me faktin se ne duhet të zhvillojmë solidaritetin, duhet të zhvillojmë tolerancën, duhet të punojmë bashkërisht për të mirën e njerëzimit”, tha kryeministri Mustafa.

Duke vlerësuar punën që Bashkësia Islame po bën në edukimin e popullatës dhe në aktivitetin e përditshëm për të zhvilluar paqen e mirëkuptimin, jo vetëm në Kosovë por në tërë botën, kryeministri Isa Mustafa theksoi përkushtimin që të punohet bashkërisht për thellimin e këtyre vlera dhe që të punohet në interes të njerëzimit dhe në interes të paqes.

Gjatë vizitës në Bashkësinë Islame të Kosovës, bashkë me kryeministrin Isa Mustafa, ishin edhe zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli dhe ministri i Financave, Avdullah Hoti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)