Mustafa vijon takimet me liderët e subjeteve politike
Prishtinë, 1 mars - Në vazhdën e takimeve me liderët e subjekteve politike, Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, sot, është takuar me Presidentin e AKR-së, Behxhet Pacolli.
Mustafa dhe Pacolli kanë biseduar dhe janë pajtuar për finalizimin e reformës zgjedhore. Po ashtu, ata kanë biseduar edhe për dinamikën e veprimve të tjera, me qëllim që të gjitha subjektet politike, së bashku me inmstitucionet, të angazhohen për të përgatitur zgjedhje të rregullta dhe demokratike.
Kryetari Mustafa ka përsëritur se është e domosdoshme që të ketë pajtueshmëri të plotë të subjekteve politike për ta përcaktuar dinamikën e punëve, si dhe për caktimin e datës së mbjatjes Zgjedhjeve të përgjithshme, të cilat duhet të mbahen brenda pjesës e parë të këtij viti.
Për të biseduar për këto cështje, deri më tani Kryetari Mustafa është takuar edhe me Kryetarin e PDK-së dhe me atë të AAK-së, ndërsa në ditët në vijim do të takohet edhe me liderët e subjekteve të tjera politike, me qëllim të koooridinimit të të gjitha veprime.