19 Janar 2025

Mustafa: Vendvotimet e Serbisë në Kosovë, qendra të grumbullimit

Prishtinë, 14 prill - Vendvotimet që pritet të hapen më 24 prill në Kosovë për llogari të zgjedhjeve parlamentare të Serbisë, kryeministri Isa Mustafa i ka quajtur qendra grumbullimi të votave nga OSBE-ja.

Kjo është braktisje nga paralajmërimet e mëhershme të qeveritarëve se serbët do të mund të hedhin votën e tyre vetëm përmes Zyrës ndërlidhëse të Beogradit. Kjo zyre ekzistonte edhe në vitin 2014, kur për serbët ishin hapur dhjetëra qendra votimi në territorin e Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

“Në Kosovë nuk do të ketë zgjedhje serbe, por do të ketë vetëm grumbullim të votave nga ana e OSBE-së”, ka thënë Mustafa me rastin e vizitës në Komunën e Mamushës.

Ai ka konfirmuar se nuk do të pengohet mbledhja e fletëvotimeve të procesit elektoral të Serbisë brenda territorit të Kosovës.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)