19 Janar 2025

Mustafa: Vendimi për vizat, historik

Prishtinë, 13 maj – Kryeministri Isa Mustafa ka përgëzuar anëtarët e kabinetit për rekomandimin pozitiv të Komisionit Evropian për liberalizmin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Ai ka theksuar se angazhimi i të gjithëve ka rezultuar me këtë rekomandim pozitiv dhe ka shprehur angazhimin edhe për përmbushjen e dy kushteve para aprovimit të rekomandimit.

“Dëshiroj po ashtu të shpreh falënderimet edhe për Kuvendin e Republikës së Kosovës, sepse në shumë faza ne i kemi përshpejtuar disa procese dhe kemi pas mirëkuptimin e Kuvendit në votimin e ndryshimeve dhe plotësimin e ligjeve të caktuara, që kanë mundësuar që ne të përplotësojmë të gjitha kriteret që janë kërkuar nga ne. Është një hap shumë i rëndësishëm, është një vendim historik të cilin e ka marrë Komisionin Evropian, sepse me këtë neve na janë hap dyert që të jemi të barabartë me të gjithë qytetarët evropianë. Natyrisht se përfundimisht të barabartë do të jemi në momentin kur Parlamenti Evropian dhe Këshilli i Bashkimit Evropian do ta votoj propozimin për ndryshimin e rregullores, e cila neve na rreshton në vendet të cilat do të udhëtojnë në vendet e Schengenit pa viza. Ju e dini se janë dhënë edhe dy kushte të cilat ne duhet t’i plotësojmë derisa Parlamenti Evropian dhe Këshilli i Bashkimit Evropian të votoj. Është çështja e ratifikimit të Marrëveshjes me Malin e Zi, do të thotë si çështje nuk mund të relativizohet, sepse është dhënë edhe në dokumentin që unë e kam marrë nga përfaqësuesi i Bashkimit Evropian, do të thotë në pjesën fillestare të propozimit, është thënë se duhet që ratifikimi duhet të ndodh para se Parlamenti Evropian dhe Këshilli i Bashkimit Evropian të votoj.

\"Prandaj, mbetet një çështje të cilën ne duhet ta adresojmë. Unë konsideroj se kjo çështje nuk mund të mbetet çështje individuale dhe çështje e një partie politike, ose çështje e një regjioni ose një komune, sepse caktimi i kufijve është çështje e të gjitha institucioneve të shtetit, dhe si e tillë ajo duhet të ndodh, gjithmonë me mundësinë e hapur që çdo argumentim do të merret parasysh edhe në të ardhmen edhe nga Republika e Kosovës edhe nga Republika e Malit të Zi\', ka theksaur Mustafa ne mbledhjen e qeverisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)