Mustafa vazhdon vizitën zyrtare në Bruksel
Prishtinë, 15 mars - Pas përfundimit të Samitit të zgjeruar të liderëve të Partive Popullore Evropiane, Kryetari Mustafa ka vazhduar vizitën e tij zyrtare në Bruksel.
Gjatë ditës së sotme, Kryetari Mustafa takoi znj. Sabine De Bethune, Kryetare e Senatit të Belgjikës.
Pikat kryesore të diskutimit ishin gjendja politike në Kosovë dhe Integrimet Evropiane, si dhe mbështetja Belge për monitorimin e zgjedhjeve.
Gjithashtu, pasdite, Kryetari Mustafa do të takohet edhe me Kryetarin e Komunës së Leopoldsburgut, njëherësh Kryetar i Partisë Demokristiane Flamane, Wouter Beke, ku do të bisedojnë për integrimin e mërgatës Kosovare në Belgjikë, si dhe mundësitë e bashkëpunimit ndërpartiak dhe ndërkomunal.