Mustafa uron Kancelaren Merkel
Prishtinë, 23 shtator - Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dr. Isa Mustafa, ka uruar Kancelaren Merkel për fitoren e madhe në zgjedhjet e përgjithshme në Gjermani.
E nderuara Kancelare Merkel, Lidhja Demokratike e Kosovës Ju shpreh komplimentet dhe Ju uron përzemërsisht për fitoren e madhe në zgjedhjet e fundit të përgjithshme në Gjermani.\"
\"Ky rezultat pasqyron qartë punën e CDU-së dhe mirënjohjen e popullit gjerman, i cili vazhdon të besojë në udhëheqjen Tuaj. Kam kënaqësinë tJu informoj se LDK-ja dhe populli i Kosovës e kanë pranuar këtë lajm me kënaqësi të madhe.
Më tej në urimin e Kryetarit Mustafa thuhet: Ne besojmë në një një Evropë të fortë dhe bashkëpunuese, të cilën Berlini e ka pikë kyçe në axhendën e tij. LDK-ja tashmë është duke punuar ngushtë me CDU-në në kuadër EPP-ve, një bashkëpunim i cili po i rrit kapacitetet tona për të udhëhequr vendin tonë drejt një të ardhmeje më të mirë dhe evropiane.
Shkëlqesia Juaj, unë mirëpres takimin me Ju gjatë Samitit të ardhshëm të EPP-ve dhe më lejoni të shfrytëzoj këtë rast për të ritheksuar konsideratën më të lartë të LDK-së për Ju dhe për CDU-në, thuhet ndër të tjera në telegramin e urimit të Kryetarit Mustafa.