21 Janar 2025

Mustafa uroi qytetarët në Ditën e të Drejtave të Njeriut

Prishtinë, 10 dhjetor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, me rastin e Ditës së të Drejtave të Njeriut, ka uruar të gjithë qytetarët e vendit, duke siguruar se vizioni për Kosovën shtet të lirive dhe të drejtave për secilin qytetar, pa asnjë dallim, do të jetë vizion udhëheqës i Qeverisë së Kosovës edhe në të ardhmen, në secilin hap që do të bëjë.

Urimi i plotë i kryeministrit Isa Mustafa:

Të drejtat e njeriut janë trajtim i barabartë dhe ofrim i mundësive të barabarta për të gjithë.

Sot, në Ditën e të Drejtave të Njeriut, populli i Kosovës, dhe institucionet e saj, qëndrojnë fuqishëm në përkushtimin e respektimit dhe zbatimit të të drejtave të njeriut për të gjithë, pa asnjë dallim.

Me qëllimin madhor për ta bërë Kosovën shoqëri të lirive dhe të drejtave njerëzore, Qeveria e Republikës se Kosovës në punën e saj udhëhiqet nga vlerat që në themelet e saj kanë të drejtat e njeriut dhe respektin për njeriun.

Me këtë rast, uroj të gjithë qytetarët e vendit tonë, për Ditën e të Drejtave të Njeriut, dhe siguroj në emër të Qeverisë së Republikës se Kosovës, se vizioni për Kosovën shtet të lirive dhe të drejtave për secilin qytetar, pa asnjë dallim, do të jetë vizioni udhëheqës edhe në të ardhmen, në secilin hap që bëjmë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)