21 Janar 2025

Mustafa uroi besimtarët me rastin e Festës së Krishtlindjes Ortodokse

Prishtinë, 6 janar - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, me rastin e Krishtlindjes Ortodokse, ka uruar besimtarët ortodoksë në Republikën e Kosovës dhe Peshkopin Teodosije.

Kryeministri Mustafa, duke përcjell urimet më të sinqerta, thekson se kjo festë simbolizon vlerat e humanizmit, mirëkuptimit, shpresës dhe solidaritetit ndërmjet njerëzve.

“Të gjithë besimtarëve ortodoksë iu uroj Gëzuar Krishtlindjet, me dëshirën që kjo festë të sjellë harmoni, dashuri dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët e Kosovës”, thekson kryeministri Mustafa.

Kryeministri Isa Mustafa, me këtë rast, ka shprehur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës që në bashkëpunim me të gjitha komunitetet fetare në Kosovë, të angazhohet për fuqizimin e mëtejshëm të vlerave tradicionale të harmonisë ndërfetare, të tolerancës dhe respektit të ndërsjellë ndërmjet qytetarëve të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)