Mustafa: Urime dita e parë e vitit 2015
Prishtinë, 1 janar - Kryeministri Isa Mustafa, ka uruar qytetarët e Kosovës për ditën e parë të vitit 2015. Ai ka shkruar në profilin e tij në Facebook se qeveria të cilën e drejton do të punojë për qytetarët.
Urime dita e parë e vitit 2015. Karvani ecë, ndryshimet do te ndodhin. Qeveria që ju e keni merituar do të punojë për juve. Do të na lumturojë bashkërisht një vend pune më shumë, fytyra e qeshur e fëmijut e rehatia e pensionistit. Qofshi me jetë të gjatë!, ka shkruar Mustafa.