23 Janar 2025

Mustafa: Transformimi i FSK-së në FAK, proces i rëndësishëm

Prishtinë, 20 korrik - Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka deklaruar se transformimi i FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës, është një proces shumë i rëndësishëm për vendin tonë dhe për stabilitetin e përgjithshëm.

“Falë përkrahjes nga partnerët tanë strategjik, sidomos nga SHBA, FSK sot është një organizatë e përgatitur mirë dhe e aftë të ofroj siguri në Kosovë dhe rajon dhe të marr pjesë në misionet paqëruajtëse jashtë vendit tonë. Prandaj, transformimin e saj në Forcë të Armatosur të Kosovës do të bëjmë duke argumentuar se ajo është në interes të të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe jo duke adresuar kundërshtarë të saj”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

“Qeveria nuk ka asnjë kushtëzim për këtë transformim, por vlerësojmë se duhet të punojmë me tërë spektrin politik kosovar dhe me deputetët e subjekteve që përfaqësojnë popullatën joshumicë për të siguruar përkrahjen e tyre, ashtu siç e parasheh Kushtetuta e Republikës së Kosovës”.

“Themelimi i Forcave të Armatosura të Kosovës do të bëhet duke rikthyer dhe duke ndërtuar besimin reciprok”, ka shkruar Mustafa.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)