Mustafa: Thaçi votohet për president në shkurt
Prishtinë 16 janar - Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka paralajmëruar se muajin e ardhshëm do të votohet për presidentin e ri të Kosovës, që sipas tij do të jetë kreu i PDK-së, Hashim Thaçi.
I pyetur nëse Thaçi do ti ketë votat e LDK-së për president, kryeministri Mustafa ka thënë se të gjithë duhet ta respektojnë marrëveshjen, raporton RTV Dukagjini.
Në lidhje me protestën e ardhshme, që është paralajmëruar nga opozita, kryeministri ka thënë se jemi vend demokratik dhe protestat e qeta janë e drejtë e çdokujt.
Këto komente kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i bëri në Pejë, në takimin e organizuar për diskutime rreth ndryshimeve të Statutit të LDK-së.