22 Janar 2025

Mustafa: Thaçi do të bëhet president

Prishtinë, 15 gusht - Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa i cili është edhe kryetar i LDK-së, ka thënë se Thaçi do ta marrë pozitën e shefit të shtetit ashtu siç parashikohet me marrëveshjen PDK-LDK.

Mustafa ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të zyrtarëve të PDK-së të cilët kanë kërcënuar me zgjedhje të parakohshme nëse Hashim Thaçi nuk zgjidhet president. Mustafa në profilin social “Facebook”, ka shkruar se Thaçi do ta marrë pozitën e shefit të shtetit ashtu siç parashikohet me marrëveshjen PDK-LDK. Mustafa ka thënë se Haradinaj po argëtohet në periudhë pushimesh duke kërkuar zgjedhje, por ka theksuar se ato nuk do të mbahen para vitit 2018.

Postimi i Mustafës në “Facebook”

Periudhën e pushimeve sivjet po e kalojmë në forma të ndryshme. Disa po punojmë, disa po argëtohen duke kërkuar zgjedhje, disa po “brengosen” për zgjedhjen e Presidentit në fillim të vitit të ardhshëm, disa po e kërcënojnë shtetin dhe udhëheqësit shtetëror (por edhe familjet e tyre) me shënjimin e kufijve dhe me Asociacionin e Komunave, disa po shprehin shqetësimet për ardhmërinë e Forcave të Armatosura të Kosovës e disa po lahen në det.

Unë shoh vetëm një zgjidhje: Qeveria do të vazhdojë të punojë me ngulm për realizimin e Programit të saj, që është shumë i mirë .

Askush askënd nuk do ta pengoj që të bëjë prova dhe ushtrime për zgjedhjet e përgjithshme, të cilat do të mbahen në vitin 2018. Z. Thaçi do të bëhet President i Republikës së Kosovës, ashtu siç e kemi përcaktuar me marrëveshje. Askush nuk do ta falë asnjë pëllëmbë toke të Kosovës dhe as nuk do të marrë nga toka e huaj dhe nuk do t’i epet askujt hapësirë që ta rrezikojë shtetin, institucionet shtetërore dhe pronën private.

Ushtrinë e kemi, sido që ia vemi emrin, forca është kjo që e kemi si FSK, andaj edhe ata që dëshirojnë ta pengojnë edhe ata që dëshirojë t’ia ndryshojnë emrin ashtu siç e kemi propozuar, duhet ta kenë të qartë se Kosova e ka forcën e vet. Prandaj, të punojmë, të flemë dhe të pushojmë rehat, sepse përgjegjësitë për këtë shtet nuk i kemi marrë për mahi.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)