18 Janar 2025

Mustafa: Thaçi do t'a rrëzojë vetveten, Pacollin nuk e llogarisë

Prishtinë, 26 shtator - Isa Mustafa është shprehur edhe njëherë kundër procesit të privatizimit të PTK-së sepse sipas tij ky institucion është shitur jashtë procedurave ligjore dhe lëshimin e senacës parlamentare nga ana e deputetëve të LDK-së Mustafa e ka parë si të arsyeshëm.

“Largimi i deputetëve të opozitës nga Kuvendi ka ardhur si rezultat i mospranimit të argumenteve nga ana e pozitës. Ne kemi kërkuar që çështja e privatizimit të PTK-së të mos hyj në rendin e ditës sepse mendojmë që ky proces është i dëmshëm” tha Mustafa në emisionin Debat të RTK-së.

Mustafa deklaroi që nuk është për zgjedhje të parakohsme sepse sipas tij nëse qeveria Thaçi do të vazhdojë me këta hapa do ta rrezoj veten.

“Nuk jemi të interesuar të kemi zgjedhje të parakohshme mirëpo nëse nuk respektohen procedurat në kuvend atëherë ne do të deklarohemi nëse jemi për zgjedhje apo për qeveri teknike. Qeveria Thaçi do ta rrëzoj shumë shpejtë vetën nëse do të vazhdojë me këtë qeverisje”, tha ai.

Sa i përket situatës në veri të Kosovës si dhe marrëveshjes me Serbinë Mustafa u shpreh i brengosur duke thënë se Bashkësia Nderkombëtare duhet t’i bëjë më shumë presion Serbisë, sepse sipas tij është vetëm Kosova ajo që po pëson në këto negoicata.

I pyetur nëse do të ndihej i rrezikuar nga lideret e partive politike në rast se do të kandidonin për kryetar të Prishtinës, Mustafa tha se do të ndihej shumë komod përballë Behxhet Pacollit, pasiqë nuk e sheh kandidat aspak serioz. Ndërsa për Thaçin, Kurtin e Haradinajn, tha se do të ndjente një lloj përgjegjësie ndaj votuesve të tyre.

E çështjen e braktisjes së sallës ditën kur kryeministri shqiptar Edi Rama mbajti fjalim nga deputetet e partisë së tij, Mustafa e cilësoi këtë thjeshtë një çështje që ka të bëjë me emocionin personal që njerëzit kanë ndaj figurës së Ibrahim Rugovës, dhe se që ky nuk ishte një veprim unanim i partisë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)