15 Janar 2025

Mustafa tërhiqet nga politika

Prishtinë, 13 qershor - Ish-deputeti i LDK-së Muhamet Mustafa ka vendosur të tërhiqet nga politikta dhe t’i kthehet punës në Institutin Riinvest.


Këtë njoftim ai e ka bërë në një postim në llogarinë e tij në Facebook.

 

“Gjatë aktivitetit parazgjedhor kam mundur të vërej se përkrahja për mua si kanditat për deputet në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e jashtëzakonshme, gjatë komunikimit me votues, ka qenë inspiruese. Megjithatë, disa rezultate që kam marrë në disa degë të Prishtinës tregojnë një rënie të perkrahjes në krahasim me zgjedhjte e kaluara e edhe ato të vitit 2010”, ka shkruar Mustafa.

Mustafa shprehet se pa marrë parasysh se a do të ketë mjaft vota për të marrë sërish pozitën e depuetit apo jo, ka vendosur të tërhiqet nga aktiviteti i drejtpërdrejtë politik në institucione.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)