29 Prill 2024

Mustafa: Të rinjtë po e shohin ardhmërinë e tyre me LDK-në

Prishtinë, 22 janar - Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Klinë kremtoi sot 22-vjetorin e themelimit. Në manifestimin madhështor të organizuar për shënimin e këtij përvjetori, kësaj dege iu bashkuan 350 anëtarë të rinj, të cilëve mirëseardhje në parti u dëshiroi Kryetari i LDK-së, dr. Isa Mustafa, i cili, bashkë me drejtues të tjerë të lartë, mori pjesë në  këtë solemnitet të veçantë.

“Ajo që më gëzon veçmas sot, është se shoh një përbërje që s’e kam parë kurrë në Klinë. Një përbërje me njerëz të rinj që flet se LDK-ja e ka perspektivën e vet, se LDK-ja e ka ardhmërinë e vet dhe se do të fitojë në Klinë. Është e pamundur që të mos fitojë, kur ne e kemi një përbërje të tillë. Këtu kemi njerëz që i kanë vënë themelet e LDK-së, që kanë punuar 22 vjet në LDK, njerëz që me besnikëri i kanë qëndruar LDK-së.\"

\"Por, kemi edhe të rinj që sot po ia japin besimin LDK-së, të cilët po e shohin ardhmërinë e tyre në LDK dhe të cilët po e shohin ardhmërinë e Kosovës në LDK. Andaj, unë ju siguroj se Kosova ardhmërinë dhe fatin më të lumtur e ka në LDK, sepse kjo parti, ashtu edhe siç e ka quajtur edhe Presidenti Historik dr. Ibrahim Rugova, është:parti e lirisë, pavarësisë dhe e demokracisë”, theksoi Kryetari Mustafa.

Po ashtu, ai tha se vizioni i Lidhjes Demokratike të Kosovës sot ka të bëjë me rrugën, të cilën na e ka trasuar dr. Ibrahim Rugova, e që është rrugë e lirisë, pavarësisë, rrugë e lirisë së brendshme dhe e ndërtimit të Kosovës.

“T’ua hapim dyert të rinjve që ta ndërtojmë këtë shtet, shtet që do t’u ofrojë perspektivë të rinjve dhe fëmijëve tanë, shtet në të cilin do të funksionojë ligji dhe ku të gjithë do të jemi të barabartë para ligjit, që ta tejkalojmë këtë qeverisje të keqe që sot po manifestohet në Kosovë. Dhe, një shtet që do t’ua hap dyert të rinjve dhe qytetarëve tanë drejt Evropës”, pohoi Kryetari I LDK-së, dr. Isa Mustafa.

Po ashtu, 22-vjetorin e themelimit të saj e ka shënuar me një manifestim madhështor edhe Dega e LDK-së e Suharekës, në të cilin, përveç drejtuesve, aktivistëve dhe simpatizantëve të LDK-së, morën pjesë edhe shumë qytetarë të Suharekës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)