20 Janar 2025

Mustafa të japë dorëheqje si Gruevski

Prishtinë, 21 janar - Sado që kriza politike dhe institucionale në Kosovë po vazhdon të thellohet, partnerët e koalicionit qeverisës PDK dhe LDK, për shkak të lakmisë për vazhdimin e kapjes së shtetit, nuk po e marrin kurajën që të japin llogari para qytetarëve të vendit, dhe t\'i japin fund kësaj krize, duke pranuar përgjegjësinë e tyre për gabimet e bëra.

Ata mund të marrin si shembull, Maqedoninë, ku pas skandaleve dhe protestave të opozitës, kryeministri dha dorëheqje, u krijua Qeveria e përkohshme dhe pritet të mbahen zgjedhjet.

Analistët politikë këtë barrikadim të lidershipit qeverisës të Kosovës, po e cilësojnë si mungesë totale të ndjenjës së përgjegjësisë për shtetndërtim. Përgjegjësia kryesore në këtë rast, sipas njohësve të skenës politike, i bie kryeministrit të vendit Isa Mustafa.

Analisti politik, Nexhmedin Spahiu, konsideron se kreu i ekzekutivit nuk ka asnjë ndjenjë përgjegjësie për shtetin, atë përgjegjësi që e ka reflektuar sadopak homologu i tij në Maqedoni.

\"Kryeministri maqedonas, sado që të ketë bërë skandale, ka një pikë respekti dhe dashurie për atdheun e tij, për shtetin e tij, për dallim prej kryeministrit kosovar, të cilit i mungon atdhedashuria tërësisht. Kryeministri i Kosovës është i zhveshur tërësisht nga skrupujt moralë\", tha Spahiu për \"Kosova Sot\".

/Kosova Sot/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)