Mustafa: Të gjithë shqiptarët në mbrojtje të lapidarit
Preshevë, 17 janar - Kryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa ka pohuar se lapidarin do ta mbrojnë të gjithë shqiptarët. Gjithë shqiptarët, kudo që jetojnë, në Luginë të Preshevës, në Shqipëri, në Kosovë, në diasporë janë në mbrojtje të vlerave kombëtare dhe të dinjitetit kombëtar.
Mustafa në një intervistë për Epoka e re ka thënë se, askush nuk mund ta mohojë luftën e viteve 2000-2001 të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc me forcat e Millosheviqit, të regjimit të tij diktatorial.
Shqiptarët janë për ruajtjen e identitetit kombëtar dhe për zhvillime demokratike, skajshmërisht demokratike dhe sjellje demokratike më të avancuar euroatlantike, ka deklaruar Mustafa.