19 Janar 2025

Mustafa takoi Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati

Prishtinë, 14 mars – “Shteti shqiptar do ta mbështesë Kosovën në nismat rajonale, të cilat Shqipëria i kryeson gjatë këtij viti”, theksoi Ministri i Jashtëm i Republikës së Shqipërisë, z. Ditmir Bushati, pas takimit që pati sot në Prishtinë me Kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, z. Isa Mustafa.

Po ashtu, Ministri Bushati ripërsëriti gatishmërinë e Republikës së Shqipërisë për ta mbështetur Republikën e Kosovës në proceset e integrimeve evropiane, duke bartur përvojën e saj gjatë këtyre viteve.

Në këtë takim, Kryetari Mustafa dhe Ministri Bushati vunë në pah mundësitë e bashkëpunimit edhe më të thellë në mes të të dyja vendeve. Në këtë kontekst, Kryetari Mustafa theksoi se marrëdhëniet në mes të Shqipërisë dhe Kosovës i sheh si marrëdhënie shtetërore në mes të dy vendeve. Më tej, ai e njoftoi Ministrin Bushati për zhvillimet e përgjithshme, si dhe për proceset më kryesore politike nëpër të cilat po kalon aktualisht Kosova.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)