Mustafa takohet me kandidatët e zgjedhur nga LDK-ja
Prishtinë, 30 qershor - Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, sot, u takua me kandidatët e zgjedhur nga LDK-ja.
Kryetari Mustafa i uroi të zgjedhurit nga radhët e LDK-së, sipas rezultateve të shpallura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, u dëshiroi punë të mbarë në legjislaturën e re, si dhe i njoftoi me proceset politike që kanë të bëjnë me marrëveshjen e koalicionit.
Në takim u vlerësua puna e madhe e strukturave dhe e veprimtarëve të LDK-të para dhe gjatë fushatës zgjedhore.
Secili rezultat i LDK-së është meritë e punës së strukturave dhe e veprimtarëve të LDK-së, ka thënë Kryetari Mustafa në takim.