Mustafa takohet me Gentilinin
Prishtinë, 29 janar - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti sot në takim drejtorin për Evropë Perëndimore, Ballkan Perëndimor dhe Turqi, Fernando Gentilini.
Në këtë takim, kryeministri Isa Mustafa dhe z. Fernando Gentilini diskutuan mbi përgatitjet për takimet që do të mbahen në Bruksel në fillim të muajit shkurt.
Gjithashtu, Gentilini uroi kryeministrin Isa Mustafa për detyrën e re në udhëheqjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës.