19 Maj 2024

Mustafa takohet me Borchard

Prishtinë, 1 mars - Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dr. Isa Mustafa, është takuar sot me shefin e ri të EULEX-it, Borchard.

Takimi ka qenë njoftues dhe në vazhdën e takimeve me instuitucione e subjekte politike, me qëllim që Borchard ta ketë një pamje sa më të plotë të gjendjes në Kosovë.

Në këtë takim të parë, kryetari Mustafa ka kërkuar nga Borchard që EULEX-i të japë kontributin e vet, në bazë të mandatit që ka, për të instaluar shtetin ligjor në tërë territorin e Kosovës.

Ai ka thënë se është jetike për Republikën e Kosovës, si një shtet i ri, që rendi dhe ligji të sundojnë në tërë territorin.

Mustafa, po ashtu, prezantoi idetë dhe qëndrimin e LDK-së sa i përket shtrirjen së intitucioneve të Kosovës në veri të vendit.

Nga ana tjetër, Borchard ka folur për punën dhe rezultat e arritura, si dhe për mandatin e EULEX-it edhe pas viti 2014.

Ai ka thënë se EULEX-i në vijimësi  ka dhënë perkrahje për sundimin e ligjit në Kosovë dhe ka theksuar se EU-ja do të ketë rol të shtuar në veri, si dhe ka premtuar angazhim substancial të misionit që drejton edhe në të ardhmen.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)