20 Janar 2025

Mustafa: Suedia partner i rëndësishëm i Kosovës

Prishtinë, 13 janar - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim ambasadorin e Suedisë, jo rezident në Kosovë, Mats Staffansson.

Kryeministri Mustafa e njoftoi për progresin e arritur në Kosovë dhe prioritetet e Qeverisë për këtë vit.

Kryeministri Isa Mustafa, theksoi se Qeveria e Kosovës do ta ketë prioritet kryesor zhvillimin ekonomik, integrimet evropiane, forcimin e shtetit ligjor, si dhe reformat tjera në kuadër të zhvillimit të vendit.

Gjithashtu, u bisedua për procesin e liberalizimit të vizave, me ç’rast kryeministri Mustafa e informoi ambasadorin Staffansson për plotësimin e të gjitha kritereve nga Kosova.

Kryeministri Mustafa vlerësoi mbështetjen e madhe të Suedisë, duke shprehur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për fuqizimin e partneritetit dhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, veçmas në ekonomi.

Ambasadori suedez, Mats Staffansson, vlerësoi të arriturat në Kosovë, duke shprehur përkushtimin e shtetit të tij për thellimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)