Mustafa: S'pranojmë asnjë kusht nga Lista Srbska
Prishtinë, 12 mars - Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se nuk është e zakonshme të publikohen vendimet e kryeministrit, ku përfshihet edhe ai për shkarkimin e ministrit Jabllanoviq, por publikohen vetëm vendimet e Qeverisë së Kosovës.
Mustafa shtoi se nuk pranojnë asnjë kusht nga Lista Srbska për tu kthyer në institucionet e Kosovës dhe se kushtet janë të njëjta për të gjithë, që dalin nga ligjet dhe Kushtetutë e Kosovës dhe se në marrëvshjen me Listën Srbska nuk ka specifika të veçanta.