Mustafa shpreh përkrahjen për komunitetin rom

Prishtinë, 8 prill - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka pritur në takim përfaqësuesit e komunitetit rom në Kosovë, me rastin e shënimit të 8 prillit, Ditës Ndërkombëtare të Romëve.
Duke i uruar për këtë ditë të shënuar, kryeministri Mustafa shprehu përkrahjen e Qeverisë së Kosovës për komunitetin dhe qytetarët romë në Republikën e Kosovës.
Përfaqësuesit e komunitetit rom kanë falënderuar kryeministrin Mustafa për përkrahjen, duke shprehur përkushtimin e tyre për proceset në Kosovë.
Gjatë takimit u bisedua edhe për aspekte konkrete të mbështetjes për këtë komunitet.