19 Janar 2025

Mustafa shpreh ngushëllime për viktimat e akteve terroriste në Bruksel

Prishtinë, 23 mars - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka shprehur ngushëllime dhe pikëllimin për humbjen e jetëve të njerëzve, pas sulmeve terroriste që ndodhën sot në Bruksel. Në telegram shprehet dënimi i këtyre akteve dhe gatishmëria e Qeverisë së Kosovës për ta vazhduar luftën kundër kësaj të keqeje.

“Duke shprehur dhimbjen e qytetarëve dhe të Qeverisë së Kosovës për viktimat njerëzore të këtij akti të rëndë terrorist, shprehu solidaritetin me familjet e viktimave dhe Qeverinë e Belgjikës, në këto momente të vështira”, është shprehur kryeministri Isa Mustafa.

Sulmet e njëpasnjëshme terroriste që po shkaktojnë viktima në njerëz, sipas kryeministrit Mustafa, dëshmojnë nevojën e bashkimit të botës demokratike kundër të keqes dhe akteve terroriste të drejtuar kundër rendit demokratik.

Qeveria e Republikës së Kosovës shprehë përkushtimin e saj në luftën e përbashkët me forcat demokratike kundër terrorizmit. ”Ne jemi të përkushtuar dhe do të bashkëpunojmë me botën demokratike në luftimin e akteve të drejtuara kundër jetës së qytetarëve të lirë dhe demokracisë kudo në botë”, thuhet në telegramin e kryeministrit Isa Mustafa.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)