22 Janar 2025

Mustafa shkarkon ministrin Jabllanoviq

Prishtinë, 3 shkurt - Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në një konference të jashtëzakonshme për gazetarë ka konfirmuar se ministri për Komunitete dhe Kthim, Aleksandar Jabllanoviq, nuk është më pjesë e kabinetit qeverisës.

Mustafa, nuk ka dhënë shumë detaje rreth largimit të Jabllanoviqit, por ka konfirmuar se ai më nuk është pjesë e Qeverisë së Kosovës.

\"Jemi ballafaquar me kërkesa të protestuesve, në dy protestat e kaluara sa i përket Trepçës dhe ministrit Jabllanoviq. Unë mund t\'ju njoftoj se ministri Jabllanoviq nga sot nuk është më pjesë e kabinetit qeveritar\", ka deklaruar Mustafa.

Largimi i Jabllanoviqit nga qeveria ka pasuar protestat dhe trysninë e fuqishme të opozitës për shkak të një deklarate që Jabllanoviq kishte bërë më 6 janar.

Ai i kishte cilësuar si \"egërsira\" protestuesit në Gjakovë, të cilët po përpiqeshin të pengonin disa pelegrinë serbë që të vizitojnë Gjakovën me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)