Mustafa: SHIK-u nuk po e shantazhon LDK-në

Prishtinë, 2 gusht - Kreut të VV-së Albin Kurtit se LDK-ja dhe AAK-ja po shantazhohen nga SHIK-u, i është kundërpërgjigjur lideri i LDK-së Isa Mustafa.
Sipas këtij të fundit, askush nuk po shantazhohet në asnjë moment dhe se VV-ja ka humbur rrugën ndaj nuk merren me çështjet e tyre.
Unë mendoj se ata kanë humbur rrugën si parti dhe nuk merren me çështje të tyre. Nëse Albini ka problem me SHIK-un, Albini duhet që këto probleme ti zgjidh vetë me Vetëvendosjen dhe SHIK-un dhe ato mos ti adresojë në LDK, ka thënë Mustafa.
Ndërsa për sa i takon çështjes së fletëve të votimit Mustafa ka thënë se duhet të pëmbajnë stemën e Republikës së Kosovës.
Fletëvotimet duhet të jenë me stemë të Republikës së Kosovës, sepse votat bëhen këtu. Votat bëhen me një sistem, me një ligj, me një organ që është Komisioni Qendror Zgjedhor dhe ne nuk mund të pranojmë asnjë zgjidhje tjetër, tha Mustafa, gjatë përurimit të një rruge në fshatin Mramor të Prishtinës.