Mustafa: Shfuqizimi i Speciales rrënuese për Kosovën
Prishtinë, 22 dhjetor - Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa ka deklaruar se janë rrënuese për shtetin tonë dhe të dëmshme për drejtësinë iniciativat për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.
“Si kryetar i LDK-së i konsideroj të rrënuese për shtetin tonë dhe të dëmshme për drejtësinë iniciativat për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale. E përkrahi plotësisht qëndrimin e Grupit tonë parlamentar për këtë çështje”, ka shkruar Mustafa në faqen e tij në “Facebook”.