Mustafa: Serbia duhet të jap përgjigje për zhdukjen e njerëzve tanë
Prishtinë, 27 prill - Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në Ditën Kombëtare të Pagjeturve, tha se për familjarët, por edhe për Kosovën, janë shumë vite të ditëve të ankthit dhe të pritjes për më të dashurit e tyre.
Në një postim në rrjetin social Facebook, kryeministri Mustafa thotë se Serbia duhet të jap përgjigje për zhdukjen e njerëzve tanë, për krimet monstruoze që forcat ushtarake e paramilitare të saj i kryen në Kosovë.
Ata që bënë krime, sipas Mustafës, duhet të dalin para drejtësisë.
Qeveria e Republikës së Kosovës do të shfrytëzojë të gjitha institucionet ndërkombëtare për të kërkuar zbardhjen e të pagjeturve, kthimin e tyre dhe dorën e drejtësisë ndaj kriminelëve, shprehet Mustafa.