Mustafa: Së shpejti përmbushim kriteret për vizat
Prishtinë, 22 dhjetor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti sot në takim ushtruesin e detyrës së shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë, Thomas Gnocchi.
Me këtë rast, kryeministri Mustafa e falënderoj për bashkëpunimin e deritanishëm dhe për përkrahjen që Zyra e BE-së ka dhënë në proceset në Kosovë.
Kryeministri Mustafa siguroj u.d. e shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë, Gnocchi për vullnetin dhe gatishmërinë e Qeverisë për të punuar së bashku për të adresuar të gjitha çështjet që lidhen me procesin e integrimit evropian.
Gjatë takimit, vëmendje e veçantë i është kushtuar procesit të liberalizimit të vizave, me ç rast kryeministri Mustafa u zotua se shpejt do të përmbushen të gjitha kriteret të cilat bien në përgjegjësinë e institucioneve të Republikës së Kosovës.
Nga ana e tij, u.d. i shefit të Zyrës së BE-së në Kosovës, Thomas Gnocchi, siguroi kryeministrin Mustafa që institucionet e Bashkimit Evropian do të bashkëpunojnë ngushtë që Kosova të ec përpara në rrugën e integrimit evropian, dhe siguroj për përkrahjen e plotë në këtë drejtim.