22 Janar 2025

Mustafa: Rugova hapi dyert e Kosovës drejt Evropës

Prishtinë, 2 dhjetor - Me rastin e 70 vjetorit të lindjes së ish presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova, strukturat e Lidhjes Demokratike të Kosovës, i bënë homazhe te varri i tij.

Isa Mustafa, kryetar i LDK-së, tha se Rugova mbetet një ndër personalitetet më të shquara të kësaj epoke dhe ishte themeluesi i shtetit të Kosovës.

“Sot po i bëjmë nderime kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, themeluesit të LDK-së dhe presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova me rastin e 70 vjetorit të lindjes së tij. Rugova mbetet një ndër personalitetet më të shquara të kësaj epoke, themelues i shtetit të Kosovës, kreator i lirisë dhe pavarësisë, njeri i cili e frymëzoi me demokraci dhe me marrëdhënie të mira.\"

\"Ai që hapi portat kyçe të vendeve të rëndësishme botërore në mënyrë që çështja e Kosovës të bëhet jo vetëm çështje e Evropës por çështje e Evropës , dhe ne natyrisht se do t’i kemi të gjitha këto parasysh në mënyrë që të ndërtojmë raport të mirë ndaj figurës së tij, respekt për figurën e tij dhe këtë respekt ta kultivojmë të gjithë gjeneratave” , tha ai.

Ai shtoi se Rugova ishte ai që hapi të gjitha dyert e Kosovës drejt Evropës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)